Nga Fitim Zekthi: Ministri jashtem i gjermanisë Gabriel mbështeti Ramën në gjithçka

Analize

Qendrimi i ministrit te jashtem gjerman Gabriel ishte shume i drejperdrejte, mjaft i ashper dhe mbeshteti qendrimet e kryeministrit Rama plotesisht ne gjithcka. Nderkohe dje Daniel Hannan nje deputet konservator britanik, nje nga mendjet me te mprehta dhe nje nga teoricienet e njohur te mendimit politik sot, nje pike reference sa i takon punimeve mbi komunizmin dhe fashizmin, mbi bashkepunimin e tyre, mbi perbindeshat qe prodhuan dhe rreziqet e sotme etj u shpreh dje se Shqiperia eshte ne krize te thelle dhe vendi ka nevoje per qeveri teknike. Ata qe e ndjekin politiken britanike e dine shume mire qe ai nuk i thote keto nga blerja apo lobimi, idete e tij jane te njohura prej vitesh sic eshte e njohur edhe veprimtaria dhe lidershipi i tij si nje nga mendimtaret kryesore te partise konservatore. Pse ky dallim kaq i madh ne qendrime? A mos Gabriel dhe qeveria gjermane jane me te thelle ne analizen e tyre politike, a mos Gabriel dhe stafi i tij jane njohes me te holle te problemeve te demokratizimit, rrezikut qe prodhon korrupsioni, menyres se si funksion demokracia, cilat jane kercenimet qe vijne prej strukturave neopatriarkale qe kontrollojne ekonomine, a prodhon nje pale zgjedhje mevketo struktura me shume demokraci apo con ne forma te tjera regjimi etj etj. Sigurisht qe Hannan eshte shume me ditur ne lami te shkencave dhe mendimit politik por Gabriel dhe qeveria e tij bejne politike dhe kane nje interes te tyrin qe eshte stabiliteti dhe jo demokratizimi, qe eshte imponimi dhe jo gjetja dhe respektimi me cdo kusht i te drejtes. Eshte normale qe Gabriel ta shohe keshtu pasi interesi i vendit te tij eshte i tille. Ceshtja eshte: Shqiperia do te degjoje ate qe i thote nje vend i madh lider i Europes i cili nuk e ka asfare perparesi plojen qe prodhon politika apo qeveria, eshte gati te mbroje gjithcka ne emer te intersit te madh gjeopolitik dhe te imponoje nje zgjidhje qe nuk i duhet vendit apo do te perpiqet te beje ate qe eshte e drejte dhe ate qe eshte shqetesimi i vertete. Pra do te zgjedhe mes asaj qe thote Hannan nisur nga njohja e tij mbi demokracine, shtetin e te drejtes, ndarjen e pushteteve, autoritarizmat, totalitarizmat etj apo do te zgjedhe te ndjeke interesin politik te dites te nje vendi te rendesishem. Kjo e dyta ka ndodhur shpesh sidomos pas vitit 1944 me Jugosllavine, BS, Kinen etj

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?