Gazetari, Eni Shehu, paralajmëron një ‘goditje’ për ndërkombëtarët. (VIDEO)

Aktualitet

Gazetari Eni Shehu i nxjerr të palarat Hervin Çulit dhe Kumbaros. ”Miqtë marrin rolet kryesore, projektet janë të gjitha klienteliste.”, rrëfen gazetari pas punës së tij investigative në institucionet e kulturës në Shqipëri.

Shehu tregon prapaskenat e artit në Shqipëri dhe se çfarë ndodh me audicionet ku miqtë e drejtorëve marrin rolet kryesore dhe projektet në Ministrinë e Kulturës janë të gjitha klienteliste. Shehu rrëfen se si mori pjesë vetë në një audicion farsë, ndërsa dëshmon se fituan ata që përfliteshin.

”Aty fillova të interesohesha se çfarë ndodh vërtet në institucionet tona të kulturës dhe të artit në vend.”, tregon gazetari në çadrën e opozitës këtë të martë.

Gazetari, që tashmë ka luajtur rolin kryesor në filmin ”Rrëfenjë me Ndërkombëtarët” që do shfaqet së shpejti, paralajmëron edhe një ”goditje”. ”Unë kam personazhin që demaskon, që nxjerr në shesh të palarat e ndërkombëtarëve.”, tha mes protestuesve Eni Shehu.

Eni Shehu gjatë xhirimit të filmit ”Rrëfenjë me Ndërkombëtarët”

DËSHMIA E PLOTË:

”Mirëdita të gjithëve!(Duartrokitje)

Kjo duartrokitje është për ju, për gjithë rezisëtencën, që keni treguar qytetari në këtë çadër. Faleminderit në emër të aktorëve, të artistëve!

Unë quhem Eni Shehu dhe kam mbaruar Akademinë e Arteve për aktor në vitin 2011 edhe do flas këtu për falsitetin, për fenomenin e fasadës që ka pushtuar edhe botën e artit si çdo fushë tjetër në Shqipëri.

Si i sapodiplomuar atë kohë me Rilindjen më erdhi edhe një reklamë e jashtëzakonshme. Po flas për fushën time, për teatrin: do bëhen audicionet transparente, do jetë gjithçka e hapur për aktorët…Dhe me shpresën e një të sapodiplomuari shkova në audicionin tim të parë në Teatrin Kombëtar.

Shumë i zhgënjyer! Siç pritej fituan ata që fliteshin, ata që diheshin.

Fillova punë si gazetar, pavarësisht eksperiencës së mëparshme në media. Aty fillova të interesohesha se çfarë ndodh vërtet në institucionet tona të kulturës dhe të artit në vend.

Rilindja, pra, kishte vetëm propagandën, ishte e gjitha fasadë. Audicionet ishin fiktive, nepotizmi, sot e kësaj dite miqtë e drejtuesve të teatrit marrin rolet kryesore. Ka një kod etike, nuk lejohet! Por artistët nuk e ngrenë zërin se kanë frikë.

Emërimet nepotike, pra, klientelizmi. Projektet fituese në Ministrinë e Kulturës, sot e kësaj dite janë të gjitha klienteliste! Janë bizneset private ata që fitojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk lejohet as kjo në ligj! Janë miqtë ata që i bëjnë qoka ministres së Kulturës.

Institucione private që nuk kanë lidhje me objektin e aplikimit, të këtyre projekteve, pra, po flas për projektet vjetore dhe aktualisht të 2017-ës

E kam parë vetë, nëpërmjet kronikave të mia investiguese se si funksionojnë dhe se si janë të shtirura të gjitha proceset që propagandohen aq bukur në media si të hapura dhe transparente. Por nuk është kështu!

Unë me punën time e kam treguar këtë gjë dhe besoj se edhe ju jeni të bindur për këtë.

Një arsye tjetër që unë e ndjej akoma edhe më afër misionin e kësaj çadre përveç kauzës që gjithë shqiptarët duan: zgjedhje të lira dhe të ndershme është edhe një film ku unë luaj rolin kryesore. Do të shfaqet së shpejti, me skenar nga Ylljet Aliçka është ”Rrëfenjë me ndërkombëtarët”.

Unë kam personazhin që demaskon, që nxjerr në shesh të palarat e ndërkombëtarëve.

Unë si shqiptar, edhe të gjithë ne si Shqipëri duam miq të vërtetë, jo nga ata që mbajnë krahun e njërit apo të tjetrit.” (V.G/SHUPLAKA)

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?