Besnik J Aliaj: Faleminderit Ministrit të jashtëm Gjerman

Aktualitet

Ti je ne pune te zotit mik, ne jemi gabim! Te na falesh se ne nuk i kuptojme keto pune! Ne te kundert keshillat Tuaja i vleresojme maksimalisht e do ti kemi patjeter parasysh. Pas kesaj opozita mund te vijoje programin e saj me qetesi e pa i prishur pune Qeverise deri ne date 18 qershor. Eshte e qarte qe pas kesaj dite gjerat do jene ndryshe dhe me mire! Cfare ka per te share e nxire delen e zeze Opozite do te marre fund! Pas kesaj do te futemi perfundimisht ne nje sistem politik te qete e stabil unilateral dhe keshtu edhe politikanet e BE-se do bien rehat me ne e mund te negociojne me ne fund te lirshem vetem per vetem me Qeverine, sepse nuk do ti shqetesoje me as Opozita e as kush tjeter, sepse ne fakt s’do kete me as Opozite e as mize te bezaje! Stabiliteti mbi demokracine: eshte i qarte mesazhi! Opozita madje do ti nenshtrohet shpejt teresisht shumices 99.99% sic na mesuat ju e sic thote Qeveria! Ndaj perpara drejt zgjedhjeve te lira! Hic mos u tutni! Rendesi ka statusquoja e Europes pa shqiptaret ate pune kane cdo 10 vjet! S’eshte madje problem fare se mbeshtetja per Europen ne nje vend qe e ka dashur ate deshperimisht, me shume gjasa dhe per fatin tone te keq ska per te qene me njesoj. Keshtu besoj se edhe reformat e BE-se ja arriten qellimit! Shpejt do te jemi ne BE me Qeverine Unilaterale dhe keshtu Gjykatat jane me te sigurta! Vetingu do te jete xham! Ekonomia behet tulle! Siguria gjemb!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?