Basha: Bashkë me ‘plakat’ do të ikë edhe Edi Rama.

Aktualitet

Lulzim Basha ka lëshuar sfidën për kreun e PS dhe të qeverisë Edi Rama.

Duke folur nga ‘çadra e lirisë’ në një bashkëbisedim me artistë dhe studentë të artit, Basha është shprehur se në këtë shesh nuk vijnë dot vetëm trafikantët dhe kriminelët që e kanë selinë në kryeministri.

Basha u shpreh se bashkë me ‘plakat’ do të ikë edhe Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së:

Katër vite pisllëk ia kanë shkatërruar vendit, imazhin vendit në mbarë botën. 60 ditë protestë e qëndrueshme ia kanë zbardhur faqen.

Ditë për ditë e mbaroj fjalën time duke iu drejtuar Zotit dhe jam i sigurt se Zoti na dëgjon se kauza jonë është e drejtë.

Sot jemi me njerëz të artit, dje me pedagogët e ekonomisë… Nga të gjitha fushat. Të vetmit që nuk vijnë dot këtu janë trafikantët dhe kriminelët e bërë njësh me Edi Ramën, që janë vetëm 10 m më larg.

Tani, ju e dini, që në prill ka ca reshje, nisin plakat e prillit, apo jo?! Nuk ka prill pa plaka. Do iki me plakat e prillit.

Ajo që nuk do të ikë, ajo që bëhet më e fortë çdo ditë, më e madhe çdo ditë, është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për zgjedhje të lira dhe që do të arrihet nga një qeveri teknike që do të kryejë detyrat e kryera nga populli.

Interesat qytetare, interesi publik, interesi kombëtar i shqiptarëve, i ka çaur shqiptarët e bashkuar drejt kësaj zgjidhjeje. Mos harroni se edhe ata që nuk kanë mundi të jenë këtu me ne, kanë këtu zëdhënësit e tyre kudo ku zëri nuk dëgjohet.

I vetmi që qëndron si pengesë për realizimin e këtyre zgjedhjeve është Edi Rama.

Edi Rama për 6 javë të mandatit të tij refuzon të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pse ndodh kjo? Ka frikë të largohet nga karrigia e pushtetit, se me të ka lidhur pushtetin e popullit. Garo! Se ti thua që Lul Basha s’ka as ekip, as lidership, pra, garo.

Nuk i mjafton as Ilir Meta, as aleatët e tjerë. Edi Rama del në garë vetëm kur është lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme me krimin se po e lëshoi karrigen e kryeministrit ndihet inferior para qytetarëve shqiptarëve, ka frikë se e ka lidhur fatin e tij politik me drogën krimin dhe miliardat e korrupsionit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?