Artan Hoxha/ Janë rreth 20 grupe kriminale që kanë laboratorë droge
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bere nje deklarate bombe kur ka deklaruar se policia nuk arreston bosët e vërtetë të drogës. Sipas Hoxhës, në Shqipëri janë 20 grupe kriminale që kultivojnë kanabis.
Deklaratën e ka bërë sot nga studion e “News24”, i cili shtoi se rastet e fundit të goditura nga policia, nuk kanë të bëjnë me laboratorë modernë droge, por me rastet kultivimi në ambiente të mbyllura.
Pyetje: A ka laboratorë droge ne Shqipëri?
“Po. Janë 20 grupe kriminale të strukturuara që po bëjnë të njëjtin aktivitet kriminal në zona të tjera të vendit siç u bë në Lazarat në vitin 2014. Ne s’e kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal, nuk janë arrestuar bosët e vërtetë”, tha Artan Hoxha.