Skandal/ Rama dhe Veliaj, ndërtim pa leje në oborrin e Partisë Socialiste. Video

Aktualitet

Për të gjithë ata që besojnë se erdhi dita që nuk guxon kush ta sfidojë shtetin e Edi Ramës me ndërtime pa leje, Gjergj Bojaxhi ka publikuar një videoskandal. Në qendër të kryeqytetit, në oborrin e selisë së Partisë Socialiste dhe brenda rrethimit të Bashkisë së Tiranës, Bojaxhi ka zbuluar një ndërtim pa leje që vazhdon të ngrihet edhe sot, i pashqetësuar nga policia. E njëjta polici, që ka futur në burg këto katër vite dhjetëra kryefamiljarë, gra dhe burra të moshuar nga e gjithë Shqipëria, që kanë ndërtuar pa leje. Erjon Veliaj, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama duhet të japin llogari, sipas Gjergj Bojaxhiut se përse njerëzit që ndërtojnë këtë objekt pa leje ndërtimi dhe pa paguar taksat nuk arrestohen? Video më poshtë: