Nga Skerdjan Dhuli: Teatri i BE-së dhe në të mjerët.

Aktualitet
Sot Ministri i Jashtem Gjerman ne viziten e tij ne Tirane beri ate qe ben cdo burokrat Europian: Kerkon qestesi, stabilitet, normalitet politik e dokrra te tilla. Na kerkoi qe Opozita te jape argumenta per bojkotin e saj per zgjedhjet, nderkohe mesiguri nuk e di akoma qe opozita ka 2 muaj qe eshte ne proteste pikerisht per te garantuar zgjedhjet e lira. Nuk dua te aludoj qe informacionet qe shkojne nga Tirana ne zyrat e ketyre nderkombetareve jane te “infektuara” me sindromen qe kapi edhe ambasadorin e OSBE, Borchard, qe deklaraten per 2 mld Euro para droge qe do perdoreshin ne zgjedhje, e fshiu brenda nates… Nuk po aludoj as qe ambasadorja gjermane qe beri nga Orikumi nje deklarate jo diplomatike karshi opozites e ka kapur sindroma Vlahutin… As nuk po them qe te gjithe ambasadoret ne Shqiperi behen me pushtetin per interesat e secilit prej tyre (koha e ka vertetuar kete) Por nuk mund te rri heshtur kur shoh se ky qendrim i organeve diplomatike te BE dhe institucioneve te saj, nuk nxit gje tjeter vecse nje vale ekstremistesh qe Europes kane per ti “bere varrin” shume shpejt. Sepse kur shoh gjendjen e Shqiperise, bandat kriminale qe mbron qeveria, drogen e bere lume, nga njera ane, dhe nderkohe degjoj keta burokrate Europiane qe flasin pa teklif per nje Shqiperi normale, nuk me vjen gje tjeter vecse te them: Bravo anglezeve qe i treguan deren Europes. Se nuk mund ti jap shpjegim tjeter kesaj rruge diplomatike dhe politike te saj. Shqiperia nuk ben dot zgjedhje, keta na tregojne se duhet te bejme lufte ne institucione. Ne cilat institucione ? Se institucionet nuk jane muret dhe kamerat qe filmojne, po jane ligjet dhe zbatimi i tyre, eshte cilesia e perfaqesuesve, jane vendimet qe merr etj… E kur keto institucione kane rene, pasi ketu ka rene institucioni themelor i nje demokracia, pra vota e lire, atehere ne cilat institucione te bejme betejen politke ? Europa prej kohesh eshte nen thundren e nje vale te madhe ekstremistesh, kryesisht te djathte, qe kerkojne me shume hegjemoni, me shume pavaresi, me shume dinjitet, me shume force etj. Dhe ne vend qe BE te kuptoje gabimet dhe te nderroje kurs pasi shume shpejt me gjase do vihet ne dyshim egzistenca e saj, vjen ketu me ca burokrate alla Vlahutin apo te tjere dhe na jep leksione qe ne u dashka te kthehemi ne institucione… Se nuk e dime ne qe institucionet jane vendi yne. Se nuk e dime ne qe Kuvendi eshte arena e debatit politik ku ne bejme dallimin midis paleve. Se nuk e dime ne qe fati i shqiptareve varet nga institucionet e tyre… Ne cdo vend normal, ky trupi nderkombetar do hynte si mik ne ate vend, do diskutonte po si mik, e do ikte gjithashtu si mik. Ndersa tek ne, duke qene se kemi 26 vjet qe i trajtojme si “Zoti”, vijne e japin mend. Dhe japin mend pikrisht ata qe po deshtojne ta cojne kauzen Europiane deri ne fund, ku kane arritur deri ne piken qe diskutojne egzistencen e saj. Prandaj sa me shume kalon koha, aq me teper shtohen ekstremistet. E po aq me shume shtohen zerat kunder kesaj klaste te korruptuarish Europiane qe blihen me miliona Euro e vijne e japin mend ketu e gjetke. E nderkohe, kjo situate ma shton edhe mua bindejn qe ky kurs qe po ndjek BE, shume shpejt do na beje te mendojme se Brexit eshte zgjidhja me e mire. Nese BE do te thote te jesh pjese e nje vendi qe nuk zhvillon dot zgjedhje, atehere une kurre nuk e dua BE-ne. Nese te jesh ne BE do te thote te jesh ne nje vend qe nuk ka opozite se opozita asgjesohet nga bandat kriminale, atehere larg BE Nese BE do te thote se blerja e votes eshte nje normalitet qe duhet ta pranojme per hir te stabilitetit artificial, atehere une kurre nuk e dua kete BE. Prandaj une do vazhdoj te jem en cadrene protestes si keto 2 muaj, pasi Shqiperine nuk e do gjermani me shume se une. Prandaj une do jem ne proteste per te siguruar zgjedhje, ndryshe nga Europiani qe vjen ketu per te permbushur punen e tij ne kalendar. Prandaj une do jem ne proteste per tu bere barrikade per mbrojtjen e demokracise ne Shqiperi, perpara se keta Europiane te vijne e te mbajne fjalimin e fundit ne diten e vdekjes se saj. Prandaj sot e 60 dite jemi ne ate shesh… Nga nje Shqiptar, qe kete vend e do shume me shume se cdo njeri me pasaporte te huaj qe zbret nga avioni diplomatik !

 

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?