Bomba dhe shpërthime, ja pamjet se lufta e madhe ka filluar
Pak ditë pas paradës ushtarake të Koresë së Veriut, SHBA-ja është përgjigjur me një stërvitje masive ushtarake, shumë pranë brigjeve të saj.
Forcat e Koresë së Jugut dhe Marina amerikane kanë nisur ushtrimet për të testuar raketat dhe mjetet e tjera ushtarake.
Mëngjesin e sotëm janë filmuar shpërthime masive dhe bomba te fuqishme nga të dyja ushtritë.
“The Telegraph” raporton se ky është paralajmërim i drejtpërdrejt për Korenë e Veriut, duke theksuar tensionet e fundit mes shtetit diktatorial dhe SHBA-së.
Aksione të tilla tensionojnë edhe më shumë raportet mes dy vendeve, të cilat kanë arritur kulmin, pasi Presidenti amerikan, DonaldTrump urdhëroi dergimin e një armate në Gadishullin Korean.