Koreja e Veriut ka ushtrinë më të madhe në botë. Ja sa është numri i ushtarëve

0

Koreja e Veriut është një nga vendet më të izoluara në planet. Kështu, njerëzit dinë shumë pak rreth jetës së përditshme të atyre që jetojnë në Kore të Veriut.

Më poshtë ju tregojmë disa fakte rreth këtij vendi, të cilat do t’ju befasojnë.

Marijuana është legale në Kore të Veriut

Duke e ditur se marijuana është ilegale pothuajse në çdo vend të botës, mund të jetë befasuese për ju që kjo bimë është legale në Kore të Veriut. Marijuana shitet në market dhe mund të blihet për jo më shumë se 60 cent.

Koreja e Veriut ka ushtrinë më të madhe në botë

Mendojmë se Koreja e Veriut është një vend i vogël, por ka një ushtri të madhe. Ka rreth 7.7 milionë ushtarë aktivë dhe rezervë në ushtrinë e Koresë së Veriut, krahasuar me 1.5 milionë në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Pyongyang ka stadiumin më të madh në botë

Kryeqyteti i Koresë së Veriut ka stadiumin më të madh në botë. Përdoret për ndeshje futbolli dhe Festivalin Arirang, një festival i madh arti dhe gjimnastike.

Koreja e Veriut është në vitin 105

Koreja e Veriut përdorë një kalendar ndryshe nga pjesa e tjetër e botës. Kalendari bazohet në lindjen e ish liderit Kim Il-sung. Ai u lind më 1 prill, 1912, duke e bërë kështu vitin 105 në Kore të Veriut.

Ekzistojnë vetëm tri kanale televizive në Kore të Veriut

Prej këtyre tri kanaleve, dy janë në dispozicion vetëm gjatë vikendit dhe një është në dispozicion vetëm në mbrëmje. Të gjitha këto kanale kontrollohen nga qeveria, duke shfaqur programe dhe lajme të cilat i lejon qeveria.

Xhinset e kaltra janë të ndaluara në Kore të Veriut

Xhinset janë simbol i kapitalizmit amerikan në Kore të Veriut. Në mënyrë që të parandalohet çdo ndikim amerikan në vend, xhinset janë të ndaluara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of