Edhe Pandeli Majko “Përndjekës” i Luana Vjollcës/ Video
Në një video nga emisioni “Kjo Javë” në News24, shfaqet edhe ana gazmore e kësaj seance.
Ligjvënësit tanë duket se e kanë keq punën me ambientin. Ndërsa tymosin cigare në shkallët e parlamentit, ata nuk ngurrojnë t’i hedhin bishtat aty ku rrinë. Çfarë do thoshte kryetari i Bashkisë për këtë?! Sa do e kenë gjobën Dashamir Peza dhe Eduard Shalsi?
Pandeli Majko duket i fiksuar keq pas bukuroshesh Luana Vjollca, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të lajmeve për shkak të problemeve me një fans të saj. Për disa minuta Majko, të cilin kryeministri e cilëson gjithmonë të ri nuk e heq vëmendjen nga lajmi për Luanën.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tenton të ulet në karrigen e kryeministrit por heq dorë në momentin e fundit dhe i afrohet zëvendëskryeministrit Peleshi i zënë në faj për idenë ‘e çmendur’.