Basha i përgjigjet Metës e Ramës: Zgjidhni punët me socialistët. Ka kush flet me PPE

Aktualitet

Luzlim Basha i ka dhënë një përgjigje të shpejtë kreut të LSI-së dhe Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me ofertën e bërë për dialog pa kushte. Meta tha për gazetarët se “Basha është në krizë mosbesimi”.

Pikërisht për këtë Basha u shpreh se “në krizë mosbesimi është qeveria”.

Me PPE ka kush flet, ju zgjidhi punët tuaja. Lërini demagogjitë dhe zgjidhni punët me socialistët.

Ne jemi të hapur për dialog. Dialogu ka një objektiv: Qeveri teknike dhe mandati i saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha nuk është në situatë mosbesimi, Basha është në një situatë besimi. Në një situatë mosbesimi jeni ju, që jeni në një qeveri të inkriminuar, që nga kryeministrit e deri tek ministrat.

Ne kemi vetëm një rrugë: Të ulemi e të diskutojmë për qeveri teknike dhe asnjë rrugë tjetër nuk ka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?