Vrasja e Komisarit Artan Cuku/ Del video e pare e te dyshuarit

Aktualitet

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish-drejtuesi i Policisë, Artan Cuku.

Policia kërkon ndërkohë edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 8 prill 2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Artan Cuku.

Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?