Të molepsur pas betonit/ Tjetër kullë 111 metra pas 15 katëshit në Tiranë

Një tjetër kullë e re dhe e madhe do t’ja zërë frymën kryeqytetit.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ditën e sotme planin e përgjithshëm vendor të Tiranës ku me sa duket do të ndërtohet një kullë e lartë 111 metra menjëherë pas 15 Katëshit në qendër të kryeqytetit.

KKT miratoi lejen e zhvillimit për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Geci” sh.p.k.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë iu hap rruga ndërtimit të një tjetër kulle në bulevardin e ri me lartësi rreth 350 metra me investitor një kompani nga Dubai./JOQ.al

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments