Sherrit masiv mes tifozëve të Lionit dhe Beshiktashit/ Foto

Sport

Ndeshja e mbrëmshme mes Lionit dhe Beshiktashit ishte në qendër të vëmendjes jo për aspektin sportiv por për shkak të një përleshje masive të dy tifozerive.

Në ndeshjen e parë çerekfinaliste për Europa League kanë qenë tifozët turq që shkaktuan trazirat e dhunshme në stadium, shkruan tabloidi britanik “The SUN”. Sipas mediave franceze, ata nisën të hidhnin fishekzjarre dhe sende të tjera. Nga përleshjet e dhunshme mes dy tifogrupeve, disa persona kanë mbetur të plagosur. Trazirat nisën që në hyrje të stadiumit të Lionit, ku një grup tifozësh turq prej 5 mijë vetë sulmuan punënjësit e stadiumit, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Më poshtë janë publikuar pamjet shokuese të përleshjes mes tifozëve të Lyonit dhe të Besiktasit.