Sarandë: Arrestohet 32-vjeçari me 22.5 kg kanabis

0

Policia e Sarandës ka arrestuar sot pronarin e një hotel në Sarandë, pasi iu gjetën 22.5 kilogramë kanabis.

Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të Erjon Beqirit, 32-vjeç, në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli drogën të fshehur në 3 thasë me thurje në dollap.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë në cilësinë e provës materiale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author