Aktualitet

Rama pritet të dalë në një konferencë për median 1 orë para mbledhjes së komitetit drejtues të LSI

Kreu i PS-së dhe qeverisë, Edi Rama ka vendosur që të dalë në një konferencë për median mesditën e sotme.

Ende nuk dihet se për çfarë do të jetë tema, por duke parë situatën politike dhe fatin e koalicionit, këto të dyja pritet të jenë në qendër

“Në 11:30 në kryeministri deklaratë e kryeministrit Rama”, thuhet në një njoftim të shkurtër nga kryeministria.

Konferenca e Ramës është vetëm 1 orë para se partneri në qeverisje, Ilir Meta të mbledhë në orën 12:30 komitetin e përgjithshëm drejtues të LSI për të vendosur për presidentin e ri dhe koalicionin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?