Nuk ka të ndalur/ Kapen 6 ton drogë në brigjet e Pulias

Aktualitet

 

Një gomone me 6 ton marijaunë u kap në afërsi të bregdetit të Pulias. Ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë me iniciale H.R 35 vjeç dhe D.B 26 vjeç.

Lënda narkotike u gjer në afërsi të varkës, e ndarë në 21 pako të mbështjella  që përmbanin 590.95 kg marijuanë. Droga ishte hedhur në det nga skafistët sapo ata kishin vërejtur ardhjen e Guardia di Finanza.

Mediat italiane thonë se nëse droga do të ishte hedhur në treg, fitimi do të ishte 6 milionë euro.

Sipas një praktike të re e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj drejtuesit e policisë që janë direkt përgjegjës për kultivimin apo trafikimin e kanabisit shkarkohen nga detyra. Përgjegjësia në këtë rast bie mbi sektorin e kufirit, të cilit “i ka shpëtuar” plot 6 ton drogë marijuanë. Mbetet për t’u parë nëse Fatmir Xhafaj do të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr në këtë rast apo do të ndjekë të njëjtin standard si për rastet e tjera.