Nga Besnik J Aliaj: Çadra dhe anti-mitingu i 13 Korrikut 1990!

Analize

Dje mu faneps para syve anti-mitingu ogurzi i 13 korrikut 1990 kur PPSH akuzonte si “jashteqitje e kombit” rreth 5000 shqiptare trima opozitare qe ne 2 korrik ne shenje proteste me regjimin hyne ne ambasadat e huaja ne Tirane dhe kerkuan azil politik. Nje revolte ne kushtet kur nje popull i tere mbahej i burgosur e ne mjerim ne emer te pushtetit te fshehur pas “parimeve te ideologjise”. Kjo ishte nje perpjekje e mjere dhe e shemtuar para kolapsit total qe e pasoi dhe qe ne te kundert stimuloi ndryshmet e medha te viteve 91-92 e me tej. Nje atmosfere funebre “makbethiane” per vete regjimin, nje shemti propagandistike ku edhe njehere tjeter nen presion, dhune e frike shqiptaret u detyruan te poshterohen duke heshtur. Por kjo vetem sa shenoi nga ana tjeter fillimin e fundit!

Te gjitha keto mu kujtuan dje teksa shihja ne tv ata qe udheheqin prej 4 vitesh kete vend dhe qe mbreme me zhurme e fishekzjarre u mburreshin ne kotesi turmes se adoleshenteve 18 vjecare te nxjerre me force ne shesh, duke share me zhargon e cinizem nga fillimi ne fund te anti-mitingut te tyre vetem opoziten! Pasi e bene opoziten pergjegjese per tere deshtimet e qeverisjes se tyre, e quajten ate dhe liderin e saj “tradhetare, antishqiptare e anti-perendimore”. Tallen me “humor” bajat kedo qe i kritikon dhe sidomos ata qe shkojne ne cadren e protestes! U mburren deri ne ate fare feje sa deklaruan nje fitore qe do ta zhduke fare opoziten! Por nuk thane nje gje te vetme per situaten e rende sociale dhe ekonomike ne vend; asnje gje per programin e ri ekonomik; asnje gje per zhvillimin e vendit; asnje raportim per kater vitet e shkuara; asnje gje per tonelatat e droges qe po dalin cdo dite ne drite; asnje gje per krimin e organizuar qe kontrollon jeten e vendit; asnje gje per kercenimin me jete te liderit te opozites; asnje gje per rreziqet e sigurise kombetare nga shqyerja e dyerve mafias per interesa te zgjatjes se pushtetit!

Nderkohe qe gjithkush me mend ne koke e ka te qarte se jemi ne dite te zeze! Vendi po iken cdo dite, cdo ore ne humnere, edhe pse ende shpresa se arsyeja e logjika nuk kane vdekur! Ne te kundert sa predikohet, Lulzim Basha nderkohe i tejkaloi pritshmerite e shumekujt. Ai qartesisht nuk eshte lideri i “emeruar”sic e akuzonin disa! Ne te kundert ai po provon zgjuarsi, force dhe lidership! Ai nuk ka aspak frike te perballet me presionet, kercenimet dhe me krimin! Ai po reziston i vetem ne aleance me njerezit te thjeshte! Po e ben kete permes forces se fjales e logjikes, dhe aspak asaj te dhunes! Po pozicionohet politikisht pasi ka shqyrtuar me pare se c’thote ligji, e drejta, logjika dhe arsyeja! Ai kembengul ne limit per ceshtje parimore edhe kur i ka te gjithe “kunder”, dhe po ja del pikerisht kur te gjithe terhiqen dhe mendojne se ai e ka te humbur kauzen. Dhe pikerisht atehere ai provon qe ka te drejte! Ai po provon madje se eshte jo vetem nje lider, por nje lider i vetem per PD-ne, ndersa te tjeret tashme po ndjekin modelin e tij. Ai de fakto eshte sot lider jo thjesht per PD-ne por per gjithe Opozitarizmin me teresi. Ai po deshmon pjekuri, qetesi, rritje dhe per kete meriton respekt e mbeshtetje pertej partiake per kauzen qe po mbron dhe menyren si e mbron.

Kjo kauze tashme nuk ka te beje fare me interesat e ngushta te PD-se apo te karrikes se tij te pushtetit! Kauza e tij eshte bere de fakto kauza e Shqiperise sot dhe neser! Ajo ka te beje me faktin ne se ky vend do te konsolidoje demokracine reale dhe jo ate fasade; ka te beje me vullnetin politik per te konsoliduar perfundimisht ekonomine e tregut me fytyre njerezore dhe shanse te barabarta per te gjithe, apo ekonomine e droges, oligarkise dhe mafias. Ajo ka te beje mbi te gjitha me angazhimin tone ndaj perkatesise me vlerat me te mira perendimore te Europes se Bashkuar dhe Amerikes, qe ishte edhe endrra e besimi i atyre 5000 shqiptareve te 2 korrikut 1990 qe i dhane nje leksion dhe shembull qytetarie shoqerise se trembur shqiptare duke e zgjuar nga gjumi letargjik 45 vjecar ku e kishte futur komunizmi! Ndaj nuk duhet harruar se anti-mitingjet tashme nuk pijne me uje! Ato vetem sa rrisin tensionet dhe pakenaqesite, dhe e provokojne shoqerine qe te shkoje drejt protestes masive popullore!

Fotografia e Besnik J. AliajFotografia e Besnik J. AliajFotografia e Besnik J. Aliaj
Fotografia e Besnik J. AliajFotografia e Besnik J. Aliaj