Meta tregon histori me zgjedhje. Pse po i dhimbset karrigia Metës kur deklaroi të kundërtën?

Kategoria

Kreu i LSI tha sot se, nuk është faji i qeverisë që blen votat, por është faji i opozitës që i shet. Meta kishte parasysh këtu faktin se opozita duhet të ketë më shumë besim tek njerëzit e saj. Sipas kreut të LSI-së historia për zgjedhje të lira e te ndershme duhet të mbyllet përfundimisht.

“Ne do e mbyllim këtë histori me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo histori filloi në Libofshë, aty u përdor për herë të parë forca e shtetit, dhe dihet që aty ishte President ishte Berisha. Edhe pse Berisha është në cadër sot me Bashën e flet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Unë them që t’a mbyllim këtë historinë e zgjedhjeve, të kemi parlament legjitim, president legjitim, të kemi zgjedhje legjitime, të jemi vend normal.

Opozita të jetë e arsyeshme të ketë besim tek zgjedhjet, të ketë besim tek simpatizantët e saj, tek komisionerët e saj, të jetë e hapur ndaj cdo zgjidhje që asaj i intereson. Më kujtohet një tjetër cast dhe më kujtohet kur fjetëm në shtëpinë e Presidentit Moisiu. Kur ne flinim andej, PD nga dhoma  tjetër dhe nuk dinim ku të linim drejtorin e BE. Herë i thoshin hajde këtej, herë shko andej.

Ditën tjetër më thotë Edi se do na i vjedhin prapë zgjedhjet ata, më tha Gjinushi. I di mirë ai ato punë. I thashë aman se nuk dal t’u them prapë ambasadorëve se doli një skenar tjetër”.