Laboratori i drogës në Shkozë/ A do shkrihet policia e Tiranës?

Aktualitet

Zbardhen të tjera detaje nga lajmi për gjetjen e një tjetër laboratori droge në zonën e Shkozës në Tiranë. Burime të Lapsi.al thonë se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe pronari i magazinës.Operacioni është zhvilluar nga komisariati Nr.1 në Tiranë.

Identiteti i tyre nuk dihet ende. Laboratori i drogës ishte i pajisur me llampa ndriçimi për rritjen e drogës dhe me gjithë infrastrukturën tjetër mbështetëse.

Ai ishte ngritur në një magazinë që përdorej më parë si fabrikë përpunimi plastike. Deri më tani s’ka të dhëna të tjera rreth sasisë së drogës së kapur apo personave që qëndrojnë pas saj.

/LAPSI.AL/