Era Istrefi në skenë me Lady Gaga-n/ Foto

Aktualitet

Këngëtarja nga Kosova ka nënshkruar një kontratë me brand-in “Guess”, ku së bashku me “Nylon Magazine” kanë realizuar edhe një set fotografik. Dhe jo më larg se mbrëmë këngëtarja është shfaqur në studiot e Jimmy Kimmel, pas një takimi që ajo dhe stafi i saj kanë pasur me të.

Burime pranë saj thonë për Blitz.al se ajo do të marrë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella. Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane, që bën bashkë zhanre të ndryshme muzikore si, hip hop, indie, elektronik, dance etj.Këtë vit ishte programuar që pjesë e tij të ishte diva e muzikës Beyonce, por për shkak të shtatzënisë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare, në vend të saj do të ngjitet në skenë Lady Gaga.Në edicionin e 17-të të këtij festivali ndërkombëtar do të jetë e ftuar edhe Era Istrefi.