Dridhe Like/ Meta përjashtoi sot daljen i vetëm në zgjedhje

Duke folur për mundësinë e braktisjes së koalicionit me Partinë Socialiste, Ilir Meta tha se LSI nuk pëson asnjë rrjedhje votash. Për këtë, kujtoi rezultatet që mori katër vite më parë kur kaloi nga Berisha, tek Rama.

Nëse ikën Meta e ministrat, LSI nuk ka asnjë rrjedhje vote, patëm ndonjë humbje në 2013 që ikëm nga PD? Dolëm në opozitë edhe pse në kushte të vështira, u hoqën shumë njerëz nga puna e me radhë”- u shpreh Meta.

Sistemi elektoral është i tillë që, nëse LSI hyn e vetme në zgjedhje, mandatet e saj tkurren në mënyrë drastike. Tetë vite më parë, në zgjedhjet e 2009, kur nuk ishte në aleancë as me PS, as me PD, LSI fitoi vetëm 4 mandate. Për rrjedhojë variantet që Ilir Meta ia lejon vetes në këtë moment janë vetëm dy, bashkëpunimi me Ramën, ose ai me Bashën. Opsioni i daljes vetëm është përfundimisht i përjashtuar.

No Comments on "Dridhe Like/ Meta përjashtoi sot daljen i vetëm në zgjedhje"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *