Alban Bala/ Poezi

Poezi

ME MESO SI TE JETOJ ME DRITE!

Me meso si te jetoj me drite!
Si ta pi currilin e bardhe qe te lyen syte me te gjelber
Si ta kafshoj e te shuaj urine qe kam per ty.
Vec ti e di te fshehten…

Mesnata zbret- peshperime e puthjeve te verbera
Ne kujtesen e dy deteve qe preken pa u mbytur
Tek njeri tjetri; gjithcka kemi gjetur e asgje nuk kemi
Me vete ne endrra vec syve.

E ti me meso si te jetoj me drite
Kur te shoh embel, bute, si pasqyra fytyren
Ne gjurmet e se ardhmes kemi fshehur te shkuaren
Qe ti ma dhuron verbtaz, cdo nate, ne nje puthje…

E tashmja paska lindur te mbetet vec gjurme…

Fotografia e Alban Bala

TI JE

Ti je nje pershendetje qe ngjeth sythet e njome
Ne prill, nje fjale qe perkund ajrin,
Nje kujtim, nje heshtje e mire, nje enderrim i drojtur
Me syte hapur, nje drite qe te verbon, nje perralle.

Ti je nje perqafim qe udheton neper qiej,
Nje re e fresket, nje fryme. Je etje,
Kurore mollesh te skuqura pergjysem
Andej nga perendon dielli i majit. Je sy
Dritherime gjymtyresh enderrimtare, fanepsje
Kodrash qe lundrojne ne mjegull, ne agim
Je mirazh udhetaresh, horizont detar, pulebardhe
Qe ndez dallget me reflekse klithmash
Prej drite.

Mjafton te shfaqesh; cdo gje behet e padukshme,
E thjeshte, histori e njohur. Je balade
Zogjsh te uritur e te lumtur prilli, ti je ajer
Ne flatren e cdo stine. Je shtrengate
E lumtur, qiellore, arome zjarri.

Ti shfaqesh dhe bota merr fryme
Gjithnje si heren e pare…

NJE LEVIZJE, NJE HESHTJE, NJE GJURME

Do te na duhet ta shpikim nje fjale te re, ne te dy,
Ndoshta nje gjuhe te lashte qe s’eshte skalitur askund
Nje alfabet shenjash, nje tingull qe s’ka lidhje me buzet
Por me zemren,
Nje levizje, nje heshtje, nje gjurme…

Do te na duhet ta shpikim nje fjale te re qe shpreh
Ate qe ndjejme, qe duam te kuptojme, qe rrekemi
Ta themi mes heshtjesh, ta shkruajme me ze
Mbi kapaket e fletores se syve te mbyllur te tjetrit…

Nje fjale si ajo qe uji lidh duke rene,
Nje fjale si drita qe flet duke celur,
Nje fjale aromash si ato qe lulet i thone mengjesit
Qe fluturon si zog ne zemer te qiellit
Pranveres.

Na duhet ta shpikim nje rruge te re kuptimesh
Nje shenje qe vetem ne e njohim, e lexojme
Dhe pastaj mbi te te shkruajme historine
E gjithckaje qe lindi e ndoshta dhe jetoi…

Do te na duhet ta shpikim nje fjale te re, ne te dy…

Fotografia e Alban Bala

ESHTE NJE BURRE

Eshte nje burre qe po ecen ne rruge.
Ai di vetem ku s’mund te shkoje.
Dhe nuk eshte i verber, as ne muzg.
Nuk eshte i shurdher. Thjesht i lodhur.

Trupin e ka me te shkurter se hijen
Dhe hijen – me te shkurter se fatin.
Askund nuk e presin. Ai tash e di
Se eshte shume vone per t’u ndalur.

Gjithe zerat i ka mbyllur brenda gjoksit te mpakur.
Ai ecen drejt shpreses se ndoshta nje fryme
Do te degjohet heshtur ne buzenate, nga mbrapa
Si lulet qe çelen prej brymes, si syte

Qe therrasin pa zhurme, embel, si nje fjale
E thene vetvetiu prej mallit, pa shkas
Dhe ai do ndalet, do buzeqeshe, do besoje
Se te jetosh nuk do te thote ta kthesh koken pas

Do t’i nxjerre me ngadale zerat fshehur ne gjoks
Si shami qe veç agu mund t’i ndeze prape me drite
Dhe pas tij do t’i mbjelle si gjurmet nga shkoi
Neper naten ku vetmise i mungon dhe hija.

Nje burre matet veç tek hapi i tij…

MAKET I NJE QYTETI ME FORMA TE PERSOSURA

Maket i nje qyteti me forma te persosura
Mbi te cilin shpirti lundron kalter mes resh
Gjeometri kuptimesh qe shkembehen ne prekje
Me sendet, ne kercitjen e embel te kembeve
Mbi hije njerezish, ekzistence
Ne hapesiren pa kohe dhe ne kohen pa klepsidra
Castesh qe rrjedhin nga toka drejt detit
Si lumenjte
Ti je
Drite mbi shkelqime, vezullim i syve
Qe shohin pertej vetes, permes vetes, pertej
Ate qe do te vije bashke me diten tjeter
Skene e zerit qe arrin nga kujtesa
Pamje e harruar mbi pasqyre; ti je

Nje miniature gruaje
Fryme e harruar ndezur neper heshtje, vel
I ngrehur ajert permbi qelqe, tel
I nje kitare qe dridh horizontin muzgut,
Instrument
I mungeses se asaj qe me shpesh iken sesa vjen
Breror’ e nje ikone zemre qe vec rreh
Edhe kur toke e qiell ndalen qe te flene
Ti je
Nje miniature e gruas,
Enderr, duar, preher
Je
Uje qe zhurit token, vese
Dimrash te diellt e stinesh te permbysura,
Harrese
Dhe qeshje, gaz e lot, nje trup qe dhemb
Ne rrugen drejt femijes qe nuk hesht
Sic ti nuk resht
Se qeni miniature
E gruas,
Nje maket
I jetes qe rinis ne cdo mengjes
Magjishem si nje loje me te verteten
Qe eshte e vogel, kaq e vogel perballe teje…

Fotografia e Alban Bala