Japonia bashkohet me SHBA-në dhe dërgon luftanije në Gadishullin Korean

Bota

Ushtria japoneze do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-në pranë gadishullit Korean, ndërkohë që tensionet mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të Amerikës, vazhdojnë të përshkallëzohen.

Një burim anonim tha për “Reuters” se “Japonia do të dërgojë disa luftanije ndërkohë që aeroplanmbajtësi amerikan ‘Carl Vinson’ hyn në Detin e Kinës Lindore.”

Gjithashtu, një njësi ushtarake japoneze mund të kryejë ulje të disa avionëve në aeroplanmbajtësen amerikane e cila është zhvendosur në afërsi të gadishullit pas testeve raketore të  Kim Jong-un.

Besohet se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mund  të kryhen si një shfaqje force ndaj regjimit diktatorial të Kim Jong-un, shkruan “Syri.net”

Nga ana tjetër Donald Trump paralajmëroi se është duke dërguar një armatë shumë të fuqishme në gadishullin Korean, pak pasi Koreja e Veriut  kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike për shkak të mbëritjes së luftanijeve amerikane.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Fox News” të martën në mbrëmje, Presidenti amerikan paralajmëroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un është “duke bërë gjënë e gabuar”, me kërcënimet bërthamore.

“Ne jemi të dërguar një armatë shumë të fuqishme – tha zoti Trump – Ne kemi nëndetëse….shumë të fuqishme….shumë më të fuqishëm se aeroplanmbajtëset ”