Pas Përmetit shpërthen në drogë dhe Skrapari/ Janë zbuluar 5 ton drogë kanabis sativa

Aktualitet

Janë gjendur më shumë se 5 ton drogë kanabis sativa në Skrapar. Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbulohet një laborator përpunimi kanabisi në zonën e Skraparit.

Operacioni është bërë në vijim të aksionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 ton drogë kanabis sativa. Ndërkaq burimet thanë se sot është gjetur një tjetër sasi e madhe.

Në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabis i tharë.

Kjo eshte sasia e dyte e madhe e kapur pas asaj te Permetit. Prokuroria e krimeve te renda vazhdojne hetimet te metejshme per te zbuluar autoret e vertete te kesaj shume te madhe kanabisi.