Nga Namir Lapardhaja/ Për Kadarenë kam mendur gjithmonë se është shkrimtar i madh, por njeri i vogël.

Aktualitet
Eshte shkrimtari qe e ka mbajtur gjalle shijen letrare te shqiptareve ne kohe te veshtira; shkrimtari qe nepermjet vepres se tij u ka dhene kenaqesi te madhe estetike mjaft shpirtrave, te cilet, pervec kesaj kenaqesie, gjithçka e kane pasur zi ne realitetin e zymte te diktatures komuniste; eshte shkrimtari qe me se shumti me vepren e tij letrare, i ka treguar botes se nje vend i vogel si ky i yni mund te konkurroje denjesisht vende dhe letersi te medha. Por Kadare ne marredheniet ndernjerezore ka qene gjithmone i vogel dhe nje qenie mjerane. Ka qene i vogel prej kur ka sulmuar At Gjergj Fishten; tregohet i vogel kur ngaterron talentin e tij letrar dhe duke tentuar te shnderrohet ne autorefrencialisht persa i perket historise se Shqiperise, marredhenieve dhe raporteve te saj me veten dhe tjetrin; arrin kulmin e kesaj vogelsie ne sproven e tij “Mosmarreveshja”, ku sulmon me kuç e me maç te gjithe ata qe jane kritike dhe nuk mendojne si ai, e duke vijuar ne diskutimin ditor me sulmin tinezar ndaj Fatos Lubonjes. Kadare mund te ishte nje autoritet per te gjithe shqiptaret, mirepo ai qe ne ’90 donte me çdo kusht t’i tregonte atyre dhe botes se ishte diçka qe nuk ishte ne te vertete. Nje sforco e panevojshme. Vepra e tij mund ta kryente kete funksion, ngase jeta e tij dhe e çdokujt fillon e merr pikepyetje te medha ne raport me njerezit dhe kontektin social e kulturor perreth.

 Risultati immagini per kadare
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?