Nga Armand Maho: Eksperimenti i rrezikshëm që propozojnë ambasadorët!

Analize

Ne rast se kjo qe thote Dule eshte e vertete atehere sistemi ndodhet vertet ne rrezik. Ata ambasadore qe kane kerkuar kete gje duhet te japin shpjegime se interesat e kujt perfaqesojne, dhe me çfare misioni kane ardhur ketu. Besoj se jane te njejtet qe nuk kane folur asnjehere deri me tani per ate ç’ka po ndodh ketu. Per drogen, implementimin e elementit kriminal ne fushate apo ne politike, por kerkojne si zgjidhje copetomin e sistemit, dhe kalimin e te gjitha pushteteve ne nje dore te vetme. Te joshesh partite e vogla qe te perfitojne nga mosfutja e partise me te madhe opozitare ne zgjedhje per shkaqe qe tashme dihen, do e thote qe te copetosh pluralizimin dhe ta kthesh opoziten ne satelit te qeverise… Ne fakt kete e kane kuptuar deri me tani ndonje si puna e Bojaxhiut, i cili seshte gje tjeter vetem se nje mase e squllet pa bindje te qarta politike, qe merr perhere formen e enes se pushtetit. E ka kuptuar dhe Blushi, te cilit i intereson mosfutja e PD dhe partive te tjera opozitare per te siguruar ate 7-8 perqindesh qe do ja hidhte me qejf rama nga torta e tij. Ne fund do kishim nje ma maxhorance te tejfryre me ndonja 110-120 deputete nga 140 qe ka parlamenti , e cila do kish dore te lire te bente cdo gje me kete vend. I habitshem eshte fakti se keto deklarata dhe propozime nga te huajt vijne ne nje moment kur vete partite e koalicionit qeverises kane perjashtuar zgjedhje pa opoziten, duke pare rrezikun e despotizmit qe sjell ky veprim. Atehere kujt i interesojne keto propozime qe vijne nga te huajt? Pikerisht nga perfaqesuesit e atyre vendeve qe kane eksportuar modelin e sistemit qe ne kemi, qe kane imponuar ligjet dhe te tjera me radhe. Nje propozim qe as Taulant Balla sdo kish guxuar ta artikulonte pavaresisht mendimit hyjnor qe ka per shefin e tij!
Perfaqesuesit e atyre vendeve qe kane hedhur kete propozim, duhet te sqarojne pozicionin e tyre ne kete histori. A eshte direktive e vendeve qe perfaqesojne, dhe nese po kush eshte i interesuar qe ky vend te kaloje ne despotizem, dhe perse nje vend ne zemer te Evropes duhet te mbetet prodhuesi kryesor i droges, apo eksportues i kriminalitetit? Zgjedhjet farse apo te vjedhura vetem kete prodhojne… Ne rast se ata kerkojne vertet kete gje, atehere perse na kerkojne qe te ngreme demokracine dhe shtetin ligjor ne vendin tone?!! Perse kerkojne me te madhe reforma ne sistemin e drejtesise, kur me se pari kerkojne te cenojne sistemin e zgjedhjeve qe prodhon gjithcka?! Kush do donte te jetonte ne nje sistem ku partia ne pushtet eshte kthehet ne pronare e gjithe vendi?!! Ne rast se duan ta bejne kete eksperiment atehere le te gjejne ndonje popull tjeter, shqiptaret kane vuajtur boll nga diktatura!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?