Basha: Ambasadorët do të japin së shpejti llogari për ndërhyrjen e tyre ne reformën në drejtësi dhe vetting.

Aktualitet

Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Rama dhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së se janë të implikuar në krijimin e një reforme në drejtësi në favor të qeverisë. Madje, Basha ka kërkuar edhe arrestimin e Ramës.

Sipas Bashës ambasadorët do të japin së shpejti llogari për ndërhyrjen e tyre ne reformën në drejtësi dhe vetting.

“Projekti i vettingut është projekt mafjoz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.

Komploti është zbuluar, jo herët por në kohë. Gjithçka është bërë me një qëllim, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të patur prokurorë e gjyqtarë të pavarur, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti, një projekt jo pro Shqipërisë por Edi Ramës”.

Formula jonë është “Nulan-Hahn” dhe jo si formula “Rama Tahiri Shullazi” dhe jo ndonjë i korruptuar me pasaportë të huaj, që s’po ja them emrin sa për kortezi dhe që së shpejti do të japë llogari.”-tha Basha.