Shikoni çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dy banane në ditë

Ushqimi i shëndetshëm jo gjithmonë është i shijshëm. Por kjo nuk mund të thuhet në rastin e bananeve.

Kjo është arsyeja përse duhet të gëzoheni dyfish kur të mësoheni se përveç shijes së mirë, ky frut sjell edhe një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj, shkruan Albeu.com.

Më poshtë ju listojmë të gjitha provat që tregojnë se përse nëse hani vetëm dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm.

  1. Trysnia arteriale do të kthehet në normale.

Bananet do të reduktojnë presionin e lartë të gjakut për shkak se ato mbajnë rreth 420 mg kalium.

  1. Zhduket teprica në peshë.

Bananet janë të pasura me fibra, të cilat ju bëjnë që të mos hani dot më shumë se një. Ato përmbajnë gjithashtu një lloj niseshte që redukton oreksin tuaj dhe ju ndalon të fitoni peshë.

Gjithashtu banania zvogëlon nivelin e sheqërit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës. Nëse qelizat e trupit tuaj nuk janë të ndjeshme ndaj insulinës, ato nuk mund të thithin glukozën, dhe kështu pankreasi juaj do të fillojë ta prodhojë atë në sasi të mëdha. Nëse trupi juaj akumulon yndyrë varet nga prania e insulinës.

 

  1. Zhduket rreziku për anemi

Anemia shkakton zbehje, lodhje, dhe frymarrje. Kjo si rezultat i një reduktimi të qelizave të kuqe të gjakut dhe nivelit të ulët të hemoglobinës në gjak. Bananet përmbajnë një nivel të lartë të hekurit i cili stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu bananet përmbajnë vitaminë B6, e cila rregullon nivelin e glukozës në gjak, duke ndihmuar kështu njerëzit me anemi.

  1. Përmirëson tretjen.

Bananet treten lehtë dhe nuk irritojnë traktin gastro intestinal. Niseshteja që përbën bananen nuk tretet dhe përfundon në zorrët e mëdha ku shërben si një ushqyes efektiv për bakteret e shëndetshme. Bananet mund të hahen kur një person ka gastrit ose urth, dhe ndihmon për të rimarrë mineralet e humbura për personat që vuajnë nga diarreja.

 

  1. Ulin nivelin e stresit.

Bananet përmirësojnë humorin tuaj. Ato përmbajnë triptofan, i cili kërkohet nga organet tona për të marrë serotonin (hormonin e “lumturisë”). Mesatarisht, një banane përmban rreth 27 mg magnez. Ky mineral është përgjegjës për një humor të mirë dhe gjumë të shëndetshëm.

  1. Mungesa e vitaminave tuaja do të plotësohet.

Bananet janë të pasura me vitaminë B6. Mesatarisht, një banane përmban rreth 20% të kërkesës suaj së përditshme për vitamin B6. Kjo ndihmon trupin tuaj të prodhojë insulinë, hemoglobinën, dhe aminoacidet që janë të nevojshme për krijimin e qelizave të shëndetshme.

Edhe pse ne zakonisht mendojmë se portokallet dhe luleshtrydhet përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës C, banane në tëvërtetë përmbajnë 15% të normës së përditshme të kësaj substance të rëndësishme.

Vitamina C është një anti-oksidant i rëndësishëm që neutralizon radikalet e lira të dëmshme . Ajo gjithashtu ndihmon për të mbajtur enët e gjakut të shëndetshme dhe prodhon kolagjen.

  1. Rrisin nivelin e energjisë.

Kaliumi që përfshihet në banane mbron muskujt tuaj nga dhimbja e barkut, ndërsa karbohidratet ju japin energji të mjaftueshme për të duruar një stërvitje të tërë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments