Rama shkarkon kreun e qarkut Vlorë/ LSI dhe PDIU largohen nga Këshilli

Këshilltarët socialistë të qarkut Vlorë kanë shkarkuar më në fund kryetarin e Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj. As LSI-ja dhe as PDIU-ja nuk morën pjesë në votim.

Zyrtarë të qeverisë, deputetë dhe drejtues të PS-së në Vlorë u mblodhën në qytetin bregdetar në përpjekjen për të shkarkuar nga detyra Danajn. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto si dhe drejtuesit e degës së PS-së në Vlorë nisën prej dy ditësh, negociatat e fshehta dhe presionet e hapura psikologjike për të siguruar shumicën e votave në Këshillin e Qarkut që arrihet shkarkimi i Danajt nga posti.

Arsyeja e shkarkimit ishte se Danaj prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga Koço Kokëdhima, që kërkon hapjen, shumimin dhe modernizimin e PS-së.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments