Nuk ndalen skafet/ 1.4 ton drogë drejt Italisë, banda greko-shqiptare fitonte miliona euro nga trafiku

Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar se ka zbuluar një unazë ndërkombëtare, që ka transportuar drogë në sasi të mëdha nga Shqipëria në Itali, duke përdorur gomone me shpejtësi të madhe.

Njësia për luftimin e drogës e Rojës bregdetare greke tha se i ka arrestuar pesë shqiptarë dhe dy grekë e i ka konfiskuar 1.5 tone kanabisi i papërpunuar në dy anije, duke vlerësuar se ky grup kishte bërë “shumë miliona euro”, raporton agjencia Reuters nga Athina.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se në banesën e një prej grekëve të arrestuar sot, janë zbuluar 10.000 euro.

Bashkë me kanabisin u sekuestruan 2 gomone, 1800 euro dhe 13 celularë.

Hetimi dymujor, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Italisë, ka gjetur se kjo unazë e kontrabandistëve kishte blerë sasi të mëdha të drogës në Shqipëri dhe i kishte transportuar me anije të modifikuara me shpejtësi të madhe në bregdetin italian, thuhet në njoftimin e Rojës bregdetare të Greqisë.

Sipas hetimit, gomonia ishte parë nga helikopteri i policisë greke teksa drejtohej bosh për në brigjet shqiptare dhe pas 1 ore, gomonia është nisur e ngarkuar drejt brigjeve italiane.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments