Në gjëndje të dehur me makinë godet pikë e karburantin në Durrës/ Video

Policia e Durrësit arrestoi një 25-vjeçare që ishte në drejtim të makinës e dehur. Sadjona Dervishi, banuese në Durrës rreth orës 23:40, në autostradën Durrës–Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij. Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se Sadjona Dervishi ishte në gjendje të dehur. Video më poshtë tregon momentin kur vajza me makinën e saj ka hyrë me shpejtësi në karburant.

Share

No Comments on "Në gjëndje të dehur me makinë godet pikë e karburantin në Durrës/ Video"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *