Tiranë/ Flakët përfshijnë një “Fast food”

Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një “fast food” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Elbasanit”.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet për shpërthim të një bombole gazi. Mësohet se zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka nisur punën për shuarjen e zjarrit.

Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar.