Reagon Biba: U keqkuptuat, nesër skadon afati i regjistrimit

Aktualitet

Denar Biba ka reaguar pas lajmeve në media se kishte shtyrë datën e regjistrimit të partive për disa ditë.

Në një status në Facebook ai thotë se sot ishte afati i fundit, por meqë është e dielë e shtyu për nesër.

Postimi i Denar Bibës:

Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!

Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, “une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites” eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj “i forte” dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s’ka rendesi afati.

Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Diele, afati shtyhet per neser.

Persa i takon qendrimit tim, s’do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.

Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje.

Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike.