Rama ironizon Metën/ Ne nuk heqim dorë nga mandatet

Aktualitet

Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kryeparlamentarit dhe kryetarit të LSI Ilir Meta, që u shpreh i gatshëm të dorëzojë mandatet e partisë së tij për të zgjidhur krizën.

I pyetur nga gazetarët nëse PS është gati të bëjë të njëjtën gjë, Kryeministri Rama tha: “E konsideroj qeverinë përgjegjësi, jo privilegj dhe nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli për të ushtruar këtë përgjegjësi”.

Këtë deklaratë Rama e bëri jashtë selisë rozë në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

Sa i përket dialogut me opozitën, Kryeministri përsëriti qëndrimin se është i gatshëm të bisedojë, por pa vendosur kushte. Megjithatë, duke komentuar mosregjistrimin e koalicionit opozitar për zgjedhje, Rama deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve.

“Të dialogojmë me opozitën pa vënë kushte. Zgjedhjet janë të popullit jo të partive. Politikanët mund të regjistrohen, mund të mos regjistrohen. Por nuk mund t’i thonë popullit mos na gjyko”, u shpreh Kryeministri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?