Aktualitet

Nënprefekti i Gramshit Dritan Bici shkarkohet nga detyra pasi iku me PDIU

Dritan Bici, nuk është më nënprefekt i Gramshit. Në vendin e tij është emëruar Vesel Braho. Shkak për lëvizjen në fjalë është bërë fakti se pak ditë më parë ish-nënprefekti Dritan Bici u shpreh publikisht se nuk ishte më pjesë e PS-së dhe se i bashkohet PDIU, raporton infoelbasani.al.

Sipas tij ai nuk e gjente më veten në PS edhe pse kishte kontribuar për më shumë se dy dekada. Bici argumentoi se baza nuk pyetet dhe se kandidatët caktohen nga Tirana.

Aktualisht Dritan Bici është duke punuar në fushatë për PDIU-në dhe ka deklaruar se rezultatet e kësaj force politike në Gramsh do të jenë befasuese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?