Nebil Çika, zgjidhet Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë

Aktualitet

Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politik zgjodhi sot kryetarin e ri te saje Nebil Çika, pas dorëheqjes së Simon Mirakajt i cili është caktuar anëtar i autoritetit të hapjes së dosjeve.
Strategjinë e tij në krye të këtij posti, Çika e bëri publik gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në Kuvendin e shtatë.
Nebil Çika: Ne sot kemi të gjitha mundësitë për tu përfaqësuar politikisht në kuadër të forcave të djathta politike. Do të kallëzojmë penalisht, për fshehje të krimit çdo gjykatës, prokuror, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar të sukadrës së pushkatimit etj që kanë dijeni ku janë të afërmit tanë.

Nebil Çika nga 190 vota në total arriti të siguronte 123 kundrejt kandidatit tjetër Gjergj Marku.

Ja fjala qe Nebil Çika mbajti gjate Kuvendit:

Te nderuar zonja e zotërinj, motra e vëllezër delegatë të Kuvendit të 7-ë të Shoqatës Antikomuniste te ish te Përndjekurve Politike !

Un jam Nebil Çika, ish i përndjekur politik anëtar i Kryese Kombëtare te kësaj shoqate .

Kam ne familjen time dy te pushkatuar nga komunizmi , babain të dënuar me 15 vjet burg politik dhe nënën të internuar ndërkohë që dhjetëra të afërm te tjerë te mi kane pësuar të njëjtin fat .

Jam një nga themeluesit e kësaj shoqate dhe kryetari i parë i degës se Sarandës . Kam qene gjithnjë pjese aktive e shoqatës. Prej 6 vjetësh prodhoj dhe drejtoj te vetmin emision televiziv dedikuar tërësisht të përndjekurve politikë dhe antikomumnzmit . “Rrno per me tregue” . Shume nga ju këtu, apo te afërm tuaj kane qene pjese e emisionit tim . Kam botuar tre libra me temë krimet politike te diktaturës komuniste dhe antikomunizmin ndërkohe qe kam ne proces disa punë te tjera, Kam botuar ne shtyn e shkruar mijëra artikuj për ish te përndjekurit e komunizmit ,qëndresën dhe sakrificën e tyre dhe kam mbrojtur publikisht pa asnjë kompromis interesat dhe të drejtat e shtesës sonë .

Kandidoj për postin e kryetarit te shoqatës sonë pasi besoj se e meritoj besimin tuaj . E di qe eshte një mision i vështirë dhe me barre e rëndë te marrësh përsipër përfaqësimin e pjesës me fisnike te popullit dhe kombit tone por i përgjegjshëm për detyrimet e mia dhe me besim ne aftësitë e mija ju përgjigja kërkesës se një grupi miqsh ish intelektuale ish te përndjekur për të garuar për këtë detyre .

Kam një projekt të qartë për atë çfarë dua te bej e te arrij ne ambicien time te cilën ne pak minuta do mundohem ta shpjegoj .

Shoqata jone është një organizatë politike e jo një grupim i njerëzve ne nevojë siç janë munduar e po mundohen te trajtojnë shpesh politika dhe institucionet shtetërore . Funksionimi si organizate politike është baza e zgjidhjes se problemeve tona. Persekutimi e sakrifica ne diktaturën komuniste ishte për motive të qarat politike, gjendja jone e renduar ne post komunizëm është gjithashtu për arsye politike gje qe detyron zgjidhje politike.

Askush qe nuk është përballur me komunizmin si ne nuk i kupton e nuk i ndjen si ne problemet tona post komuniste gjë qe e ndeshim çdo dite ne përballjen tonë me shtetin politikën dhe institucione e individë që as na kuptojnë e sa duan te na kuptojnë . Kjo detyron një zgjidhje qe te gjithë e mendojmë te gjithë por qe nuk është bere e mundur : Përfaqësim politik ! Vetëm njerëzit tanë mund te kenë qasjen dhe vullnetin e duhur për hallet tona dhe zgjidhjen e tyre.

Të përndjekurit politik nga te pushkatuarit deri tek kulakët përbëjnë sipas te dhënave te vete diktaturës komuniste rreth 35 % te popullsisë një kolateral human, politik e elektoral qe ne se vihet ne funksionim mund te imponohet politikisht me sukses Ne sot kemi të gjitha mundësitë për tu përfaqësuar politikisht në kuadër te forcave te djathta politike qe votohen masivisht nga shtresa jonë . Ka ardhur koha te kërkojmë nga këto forca politike te respektojnë realisht kontributin tonë qe do te thotë te na kthejnë mbrapsht atë qe ne u japim. Do te negociojmë me PD-në dhe forca te tjera të djathta qe ne te marrim pjesën që na takon ne politike , parlament , qeveri , drejtësi administratë shtetërore etje. Vetë njerëzit tanë ne këto funksione politike e publike mund te merren e te zgjidhin problemet tona . Bashkëpunimi me keto forca nuk do te jete me kaotik por institucional dhe i garantuar me marrëveshje serioze .
Personalisht nuk do te pranoj asnjë detyrë shtetërore e politike pasi vetëm kështu mund te ruash dinjitetin e drejtuesit te një shoqate e shtrese si kjo . Derri tani kontributi jonë ,mbështetja jonë për partitë politike ka qene e pa numëruar matur e vleftësuar por kjo nuk mund dhe nuk do te ndodhi me. Partitë politike të djathta duhet te bëjnë llogaritë “me hanxhinë “ ne se duan te marrin serish votat tona . Kjo nënkupton që ne duhet te kemi kudo përfaqësuesit tanë jo , jo si ka ndodhur deri tani .Ne i kemi sot te dyja, edhe përfaqësuesit tanë politike edhe votat e nevojshme për ti zgjedhur ata. Ka munguar vetëm marrëveshja gje qe nuk do te ndodhe më, Vajzat e dhe djemtë tanë janë sot te afte të bëjnë politike e të drejtojnë shtetin ne te gjitha nivelet . Qe nga viti 1992 për ish te përndjekurit politike kane janë dhënë nga qeveritë demokratike rreth 20 mije te drejta studimi . Sikur veten gjysma e tyre te këtë përfunduar të ish te përndjekurit do te thotë 10 mije te shkolluar mire te afte jo vetëm për te zgjidhur çështjen tone por për te drejtuar e qeverisur krejt Shqipërinë,

Zonja e zotërinj !

Ne kemi shume halle e çështje te pa zgjidhura për zgjidhjen të cilat 25 vjet u jemi te cilat ne se nuk i morëm përsipër vet nuk na ndihmon dot njeri. Një nga problemet e madh qe kane për ne janë mungesa e një varri për te qare e kujtuar te dashurit e tanë. Janë rreth 4000 te pushkatuar politike dhe mijëra te tjerë te vdekur ne burgje pa një varr . Ka një tendence te forte për ti fshehur ato si dëshmi e krimit te tyre politikë. Kam fole me juristet tanë qe thnë me kompetencë se kjo çështje, detyrimi i xhelatëve për te treguar varet e viktimave është e mundur , Ne ketë kuadër do të kallëzojmë penalisht për fshehje te krimit çdo gjykatës , prokuror , kryetar dege , anëtar te skuadrës .se pushkatimit etje qe kane dijeni e që nuk tregon ku i ka hedhur trupat e viktimave e terrorit te tyre .

Dekumunistizimi është një tjetër problem i madh për ne , Është e pa falshme për ne qe shefat e larte te diktues dhe xhelatët e sigurimit janë ende me tituj e dekorata nga me te shumta ,. Do te jete përparësi për mua heqja me ligj e titujve te nderit , Jo duke lutur por duke e përgatitur vete ligjin te cilin do ia imponojmë politikes qe ne votojmë historikisht.

Te nderuar motra e vëllezër !

Shoh ne këtë salle shume te rijn te brezit te dyte apo te trete te ish te përndjekurave politik. Afrimi me te rinjve ne ketë shoqatë d të jete objektiv afatshkurtër i imi . Ne duhet te konvenojmë me realitetin. Komunistët kane kohe qe kane sjelle brezin e tyre te dytë ndërsa ne jo. Shpresoj qe kjo vonese e tyre te mos ketë prish pune . Kam në projektin tim planin për ngritjen e organizatës rinore “Rinia Antikomuniste Shqiptare” një lloj forumi për te bere te mundura transferimin në brezave , Dua te tregojmë forcën dhe dinjitetit qëndresën jo viktimën . Theksimi i qëndresës antikomuniste , jo i viktimës do te na bëjnë dinjitoz e do na risjelle respektin e duhur ne shoqërinë shqiptare . Ju nuk jeni viktima , ne nuk jemi viktima . Te përndjekurit politike janë martiret te lirisë e demokracisë .Ju jeni heronj jo viktima . Ne kërkojmë me dinjitet shume pak nga ajo qe na takon me te drejtën e zotit , por jo lëmoshë. Ne këtë linjë ne do kërkojmë nga shteti dhe te tjerë te nderojnë e te
respektojnë martiret tanë te gjalle e te vdekur .

Zonja e zotërinj !

Tash këtu vetëm pak nga ajo qe un kam ne planet dhe projektin tim ne drejtimin e kësaj shoqate fisnikesh. Duke përfunduar shpresoj shume te kem nderin e madh te marr me vote besimin tuja për realizimin e tij . Duke respektuar rivalin ne gare ji ftoj ju te votoni mua dhe projektin tim si alternativen me te mirë për drejtimin e shoqatës sonë.

Zoti ju bekoftë !

Faleminderit !