Militantët e nje grupi terrorist në gadishullin e Sinait kanë gjuajtur një raketë drejt Izraelit

Bota

Militantët e nje grupi terrorist në gadishullin e Sinait kanë gjuajtur një raketë drejt Izraelit, disa momente pasi vendi mbylli kufiri jugor me Egjiptin nga frika e një sulmi të afërt.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtria izraelite, duke njoftuar se raketa goditi një serë në një komunitet jugor izraelit në afërsi të kufijve të Egjiptit dhe Gazës.

Nuk u raportuan viktima në  këtë sulm me raketa, edhe pse një person ka vuajtur nga shoku, shkruan “The Guardian”.

Raketa u hodh vetëm disa momente pasi Izraeli njoftoi se po mbyll  pikën kufitare me Egjiptin, pas një alarmi për sulm terrorist.