Gjasat që nesër Meta mund të japë dorëheqjen.

0

Ilir Meta ka lajmëruar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit ditën e martë ora 18.00, ndërkohë që parlamenti mund të mblidhet normalisht, si përherë ditën e enjte. Nuk ka asgjë emergjente pse duhet të mblidhet Kuvendi. As kohë lufte, as dorëheqje te kryeministrit, as marrëveshje Rama-Basha, as vjen Presidenti i SHBA, as nuk ka sulm nga Serbia mbi Kosovë!

Thirrja e Kuvendit në seancë emergjente ka si motiv votimin e Vettingut, me saktë emrave, që të mos bllokohet me tej ecuria e Vettingut. Por këtë e ka në dorë opozita. Pa votat e saj nuk ngrihet dot asnjë Vetting. Pra opozita nuk vjen se ka deklaruar se pa dhënë dorëheqjen kryeministri Rama dhe krijuar një qeveri për zgjedhjet, ajo, pra opozita nuk shkon në Kuvend.

Atëhere pse e thirri Ilir Meta seancën e jashtëzakonshme parlamentare? Apo lidhet me mosgjetjen e zgjidhjes politike mes Opozitës dhe Edi Ramës dhe sonte në ora 24.00 skadon me Kod Zgjedhor afati i regjistrimit të partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit? Mosregjistrimi dhe mosfutja e opozitës në zgjedhje krijon destabilitet politik dhe krizë të madhe. Ilir Meta ka deklaruar se nëse opozita nuk futet në zgjedhje, as LSI nuk firmos koalicion me PS dhe nuk futet në zgjedhje-farsë.

Edhe PDIU kështu ka deklaruar. Mëqënëse Ilir Meta mund te ketë me shumë informacion se të tjerët që Edi Rama nuk gjen zgjidhje me opozitën e kjo duket edhe pas fjalës se egër dhe pa asnjë shenjë kompromisi dje në “Komunikimin e Javës”, pra kriza pas orës 24.00 fillon zyrtarisht, ndaj mundet që parlamentin e ka thirrur me këtë qëllim.  A mos jep dorëheqjen nga kryetar Parlamenti dhe LSI ikën nga qeveria?

Apo do jetë thirrja e fundit nga salla e parlamentit e Ilir Metës drejtuar Edi Ramës dhe PS që të gjejnë udhë kompromisi me opozitën?

Diçka nesër do të ndodhë! /KohaJonë/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author