Bojaxhiu dhe partia e “madhe” e Ngjelës regjistrohen në KQZ

Aktualitet

KQZ vijon me proceset për përgatitjen e administrimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të Kavajës në 7 maj dhe ato të 18 qershorit. E ndërsa opozita nuk ka dërguar propozimet e saj duke shkelur afatet, KQZ ka miratuar emerimet për vakancat. Ne mbledhjen e radhës u regjistruan edhe partia e Gjergj Bojaxhiu “Sfida për Shqipërinë”, dhe ajo e Spartak Ngjelës “Ligj dhe Drejtësi”.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi emërimin e krytetarëve dhe zv.kryetarëve për zgjedhjet e datës 18 qershor. Po ashtu është emëruar edhe krytetari i KZAZ nr 42 për zgjedhjet për Kryetrin e Bashkisë së Kavajës në 7 maj.
Denar Biba: Për emërimin e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të KZAZ për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017, KQZ vendosir të emërojë kryetarët dhe zv.kryetarët e KZAZ sipas lidhjes 1 bashkëlidhur këtij vendimi
Ndërsa opozita vijon mbajë qëndrimin e saj për tu mos u regjistruar dhe as të paraqesë propozimet e saj, KQZ vijon me procesin e përgatitjes së administrimit të zgjedhjeve.
Partia “Sfida për Shqipërinë” e Gjergj Bojaxhiu dhe ajo “Ligj dhe Drejtësi” e Spartak Ngjelës janë regjistruar në mbledhjene së hënës. KQZ po ashtu po plotëson vakancat e krijuar nga bojkoti opozitar.