Bamir Topi i bashkohet Ramës për zgjedhjet e 18 Qershorit

Aktualitet

Fryma e Re Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo është konfirmuar nga kryetari Bamir Topi gjatë një konference për shtyp, i cili kërkoi të mos luhej me afatet Kushtetuese për zgjedhjet.

Topi kërkoi reformimin e kodit zgjedhor dhe shprehu respekt për kauzën e opozitës, por nuk harroi të akuzojë PD-në për ndikim kundër FRD-së në zgjedhjet e 2013-ës.

“FRD prononcohet drejt që do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet në afatin kushteutes, se qoftë si filozofi politike qoftë si filozofinë e ish kreut të shtetit, ne nuk mund të luajmë me afate të tjera. Ajo që kërkojmë sot është që të mblidhen në mënyrë urgjente për të reformuar Kodin Zgjedhor. Është plotësisht e mundshme, propozimet janë të thjeshta dhe plotësisht të realizueshme. Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore, të mos jetë e ndarë nëpër rajone dhe parcela, të ketë korrektim kombëtar, të rregullohet pragu partitë politke dhe të kthehen në seriozitetin minimal që mund të ketë një qytetar, aq më shumë një politikan. T’i kthehen stabilitetit të jetës institucionale të Shqipërisë. Kam respekt për kauzën e opozitës, e kemi pasur dhe ne, është e drejta e tyre për qeveri teknike por nuk i dëgjoj më të thonë ku është Kodi Zgjedhor. FRD ka qenë e persekutuar dhe nga ata, kush ka pasur komisioner kanë kushtëzuar që FRD të ishte në parlament”, ka deklaruar Bamir Topi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?