ISIS merr përsipër sulmet në Egjipt. 36 të vdekur nga dy shpërthimet në kisha

Bota

Media e ISIS, Amaq, njoftoi se një skuadër e tyre kreu shpërthimet në dy kishat mëngjesin e sotëm.

25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur ishte bilanci i shpërthimit të parë që ndodhi në Tanta, në veri të Kajros.

Ndërsa nga sulmi i dytë në Aleksandi mbetën të vdekur 11 persona.

Në momentin e shpërthimit brenda në kisha po celebrohej e ‘Diela e Palmave”, e cila mbahet një javë para Pashkëve.

Të krishtërët përbëjnë rreth 10% të popullsisë egjiptiane.

Kjo nuk është hera e parë që kryhen sulme ndaj kishave të krishtera koptike, teksa në Dhjetor të vitit të kaluar një bombë në katedralen më të madhe të Kairos la të paktën 25 viktima dhe 49 të plagosur, shumica e të cilëve gra e fëmijë, në atë që rezultoi si sulmi më vdekjeprurës ndaj minoritetit të krishterë në Egjipt ndër vite.