Zhduken 28 dokumentet sekrete të policisë

0

Zhdukja e 28 dokumenteve sekrete nga kasaforta e Policisë së Shtetit është referuar në Prokurorinë e Tiranës nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat, thuajse dy javë më parë.

Ngjarja, që edhe pse u mësua vetëm pas denoncimit në “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se është një çështje për të cilën kanë qenë në dijeni SHÇBA dhe Prokuroria. Burime nga organi i akuzës thanë se materialet janë referuar në prokurori me akuzën “shpërdorim detyre” nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme.

Prej kaq kohësh kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, edhe pse pa ndonjë emër konkret, derisa të zbulohet autorësia. Zhdukja e dokumenteve është konstatuar nga SHÇBA në fund të muajit që kaloi dhe për rrjedhojë është referuar çështja në prokurori. Burime të rezervuara nga ky shërbim konfirmojnë se nga një verifikim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është konstatuar se mungonin dokumente, kryesisht raporte, me rëndësi të veçantë dhe të klasifikuara si shumë sekrete.

Nuk saktësohet se çfarë lloj raportesh janë zhdukur, megjithatë fakti që ato nuk gjenden, përbën vepër penale dhe për këtë arsye po kryhet një hetim i gjerë.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë dje se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat ka referuar prej afro dy javësh një material për fillim hetimesh me akuzën “shpërdorim detyre”. Në material saktësohet se në një prej kasafortave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku ruhen materiale me rëndësi të veçantë, mungojnë 28 shkresa me siglën “sekret”, që dyshohet se janë lëvizur nga aty nga punonjës ende të paidentifikuar. Nuk dihet ende se kur mund të jenë “zhdukur” këto dokumente, por ajo që konfirmohet tashmë është fakti se prej dy javësh po kryhen hetime intensive në lidhje me këtë çështje.

Kjo kohë përkon me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm të Fatmir Xhafajt. Mësohet se hetimet do të drejtohen nga Petrit Fusha, ndërsa oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar procedurën e administrimit të kasafortës.

Hetimet janë përqendruar te proceduara e ruajtjes dhe nxjerrjes së raporteve nga kasaforta e Policisë së Shtetit dhe personave që kishin akses me çelësat e kodet e kësaj kasaforte. Tri ditë më parë, ishkryeministri Berisha denoncoi në “Facebook” se nga kasaforta e Policisë ishin zhdukur dokumente sekrete.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author