Rama kërkon”luftë” që nga Shkodra

Aktualitet

Për Shqipërinë që duam”, ky do të jetë sllogani që do të udhëheqë PS-në zgjedhjet e 18 qershorit dhe mesazhi që u përcoll ishte fitorja e një mandati të qartë socialist.

Për kryeministrin Rama zgjedhjet e 18 qershorit janë zgjedhje që do të vendosin për fatin e Shqipërisë ndërsa sulmoi PD-në se ngujohet në çadër sepse ka frikë nga drejtësia. Rama foli për “luftë” nga Shkodra.

“Zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë zgjedhje mes partive, por mes Shqipërisë që kishim, Shqipërisë që kemi dhe Shqipërisë që duam. Shqipëria që kemi është një udhëkryq që ndahet më 18 qershor. Do vazhdojmë luftën për Shqipërinë që duam me drejtësi të drejtë dhe rritje të mëtejshme të punësimit falë një shteti të drejtë apo të kthehemi mbrapsht. Kush ngujohet ka një arsye për tu fshehur, një faj për të larë. Ata (opozita) duan të na ndajnë nga Bashkimi Europian, duan të na ndajnë nga Europa. Sulmojnë ambasadoren e BE-së dhe ambasadorin amerikan. Por ne nuk biem në grackën e bulevardit të Tiranës. Kjo është luftë, jo betejë”, shtoi ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?