Rama i nxehur gjatë emisionit me Ylli Rakipin: Ik mos na çaj bythën ti/ Video

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është “tradhëtuar” nga regjia e televizionit News 24, të cilët i kanë publikuar një video në momentin kur transmetoheshin reklama në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Video ka mbërritur në faqen “Lolita”, e cila e ka publikuar për lexuesit e saj.

Gjatë videos, Rama shihet i tensionuar me moderatorin Ylli Rakipi, të cilit i kërkon më shumë kohë në dispozicion për të shpjeguar çështje të ndryshme. Gjatë debatit, dikush që ndërhyn nga jashtë studios, merr nga Rama një përgjigje aspak “politikisht korrekt”. “Ik mos na çaj b…. ti”, dëgjohet të thotë kryeministri Rama.