Elisa Spiropali sulmon Ilir Metën
Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali ka sulmuar dje propozimin e Ilir Metës për krijimin e një “qeverie besimi”.
“Nuk duam një qeveri teknike. Nuk duam një qeveri të besimit të pabesive. Duam një qeveri të Edi Ramës. Më 18 qershor do t’i tregojmë të gjithëve se jemi më shumë më 18 qershor se në 23 qershorin e vitit 2013”, tha Spiropali.
Menjëherë është përgjigjur sot anëtari i kryesisë së LSI, Dritan Ylli i cili e ka quajtur këtë deklaratë një provokim ndaj shkodranëve.
Total 0 Votes
0
0