Deputeti i LSI-së sulmon Ramën. Ne duam zhvillim dhe jo hashash

0

 Deputeti i Dibrës Përparim Spahiu ka qënë i ashpër  ne  akuzat dhe deklaratat e tij politike  që ka bërë  në lidhje me zgjedhjet që po vijnë

“Nuk kemi ndërmend të japim zgjedhjet me konçesion” nënvizoi ai.
“Sepse zgjedhjet janë një pronë e patjetërsueshme e shqiptarëve dhe vota nuk ka çmim!” tha më tej ai, në takimin e radhës me strukturat e LSI në Dibër.
Duke adresuar vërejtje shumë të rënda për Qeverinë Rama, ai shton: “Nuk e ndërtuan Rrugën e Arbërit dhe futën si kompensim hashashin në trojet e Arbërit! Ky është një dështim spektakolar!”
“LSI do ta rikthejë Fondin e Zhvillimit, në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve!” paralajmëroi Spahiu.
“Sepse ne duam zhvillim dhe jo hashash!” goditi ashpëri ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author