Basha: Ju thashë kur erdha nga Uashingtoni, gjërat kanë ndryshuar

Aktualitet

Lulzim Basha gjatë fjalës nga çadra e protestës në ditën e 50 të qëndresës opozitare ka deklaruar prerë se qeveria e Ramës është jashtë ligjit, është tirani dhe tiranitë ose ndalen, ose përmbysen.

Sipas Bashës, protesta nisi si domosdoshmëri, vazhdoi si sakrificë dhe tani është shpresa, ëndrra dhe e nesërmja e Shqipërisë së re. “Detyrat tona janë të qarta, ta ndalim tiraninë, qeverisja jashtë kushtetutës është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen, ky është mësimi i madh i demokracive të mëdha, është shkruar me gërma të praruara në Uashingtonin e SHBA, një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset. Ju thashë kur u ktheva nga Uashingtoni se gjërat po ndryshojnë dhe kanë ndryshuar dhe dje bota u bë dëshmitare e rindezjes së shpresës dhe konfirmimit të lidershipit të SHBA që përvëluan bazat e një tirani që nuk kurseu fëmijët e popullit të tij nga sulmet me gaz helmues”­ tha Basha. Basha theksoi se me këtë qeveri asnjë nuk do të ndryshojë për mirë, përkundrazi gjithçka do shkojë keq e më keq.

“Ky është kryeministër injorant, delirant e arrogant, nuk është thelluar se kopertina ka qenë formimi i tij, kopertina dhe fasada është mundësia e tij e vetme për të qëndruar në pushtet”­ tha Basha. Basha akuzoi ndërkombëtarët që i janë bërë aleatë Ramës në këtë qendresë kundër PD­së

Në përgjigje të Ramës se PD nuk do që PS të hyjë në zgjedhje, Basha theksoi se është një nga tezat me të cilat po luan kryeministri. “Me tezën që ne duam të pengojnë PS në zgjedhje e ti fitojë ato, se Rama po e bën qëndresën jo për karrigen e tij për të kapur zgjedhjet, por se ai do të bëjë drejtësinë dhe shtetin. Kanë ngritur me një tufë të korruptuarish ndërkombëtarë mitin se Rama do drejtësinë dhe ne nuk e duam, e për një kohë të gjatë na kanë kompleksuar dhe u kemi thënë jo ne duam reformën, nuk është e vërtetë e kundërta, sa e dëmshme është të jesh difensiv përballë së keqes. Që ne e duam reformën e kemi provuar me votë dhe s’ka nevoja ta themi e mbrojmë më, por sot është dita ti them Ramës dhe kujtdo që e mbështet në këtë komplot lundër lirive me cfarëdo pasaporte se kurrë Rama nuk do ta ketë drejtësinë shqiptare se PD nuk do jetë kurrë alibia që ai dhe kriminelët të shtinë në dorë drejtësisë”­ tha Basha. Kreu i demokratëve ka theksuar në fund se fitorja është çshtje ditësh. “Rama e di fare mirë se fitorja e kësaj kauze është cështje ditësh se republika e vjetër po vdes dhe e reja për lind. 1200 orë qëndresë, u them se këtë ditë që po vjen unë e kam parë dhe gëzuar në Evropë dhe e di që po vjen këtu që ta gëzojnë të gjithë shqiptarët si evropiane të vërtetë ju jap fjalën me mirënjohjen më të thellë për sakrificën tuaj se asgjë nuk do të jetë më si më parë, fitorja do të jetë e juaja”­ tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?