Turqia mbështet bombardimet amerikane në Siri
Reagime të njëpasnjëshme kanë ardhur pas sulmit të marinës amerikane ndaj bazës siriane, nga e cila mendohet se u nisen sulmet me arme kimike që vranë 86 civilë.
Turqia ka reaguar di-sa ore pas ngjarjes duke thënë se sheh këtë sulm “pozitivisht” dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë qëndrim kundër “barbarizmit” të qeverisë siriane.
Zëvendëskryeministri turk ,Numan Kurtulmus, i ka thënë televizionit turk “Fox TV” se Presidenti Bashar al-Assad duhet të dënohet plotësisht në arenën ndërkombëtare. Ai tha gjithashtu se procesi i paqes në Siri duhet të përshpejtohet.
Total 0 Votes
0
0