Trump lëshon 59 raketa mbi Siri. Asnjë fëmijë i Zotit nuk e meriton një horror të tillë

Aktualitet Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump,  urdhëroi disa sulme ajrore  kundër një baze ushtarake nga ku nisën sulmet kimike siriane pas sulmit me gaz që vrau më shumë se 80 civilë, përfshi dhe fëmijë.

Ushtria amerikane hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad.

Sulmi nisi në 4:45 të mëngjesit, duke vrarë 5 persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë ndaj diktatorit sirian, i cili hodhi lëndë toksike ndaj civilëve të pafajshëm.

“Edhe foshnja të bukura u vranë në mënyrë brutale. Është një vdekje e ngadaltë dhe barbare. Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë. Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi”, deklaroi, Trump.